Ngjela “shigjeton” Berishën: Na turpëruan injorantët që kanë drejtuar shtetin

Dekreti i Presidentit Meta, të cilin e firmosi ndërsa ishte në Stamboll për presidentin e ri të ardhshëm, shkaktoi shumë përplasje në rradhët e politikës, ku shumë prej tyre e konsideruan si antikushtetues.

Një prej figuarve më të rëndësishme të politikës, që e quajti si të jashtëligjshme aktin e firmosjes së dekretit në Turqi, ishte Sali Berisha.

Avokati Spartak Ngjela, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka analizuar veprimin e Metës, të cilin e ka konsideruar si plotësisht të ligjshëm dekretin e Presidentit Ilir Meta për pranimin e dorëheqjes nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major, Bajram Begaj.

Ngjela shkruan se akti juridik është kryer në ambasadën e Shqipërisë në Turqi. Ndërkohë, Ngjela në analizën e tij përmend edhe pushtetarë që kanë drejtuar vendin dhe se e kanë konsideruar si të paligjshëm aktin. A po flet Ngjela për Berishën?

“Asnjë normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare nuk njohin injorantët që kanë drejtuar Shqipërinë, kur thonë se Presidenti Meta e ka firmosur dekretin e tij dje, jashtë territorit shqiptar.

Ç’janë këta injorantë që nuk e njohin ekstraterritorialitetin si normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare!

Çdo territori i ambasadës shqiptare në çdo vend të huaj është ekstraterritor i shtetit shqiptar. Dhe çdo ambasadë e huaj me selinë e vet në Tiranë, nuk është juridikisht territor shqiptar, sepse ajo ka ekstraterritorialitetin e shtetit që e ka dërguar”, shkruan Ngjela.

Postimi nga Spartak Ngjela

Dekreti i Metës për shkarkimin e gjeneralit Barjam Begaj, edhe pse Meta është jashtë Shqipërisë, juridikisht dekreti është bërë dhe është firmosur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sepse akti juridik është kryer në ambasadën e Shqipërisë në Turqi.

Asnjë normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare nuk njohin injorantët që kanë drejtuar Shqipërinë, kur thonë se Presidenti Meta e ka firmosur dekretin e tij dje, jashtë territorit shqiptar.

Ç’janë këta injorantë që nuk e njohin ekstraterritorialitetin si normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare!

Çdo territori i ambasadës shqiptare në çdo vend të huaj është ekstraterritor i shtetit shqiptar. Dhe çdo ambasadë e huaj me selinë e vet në Tiranë, nuk është juridikisht territor shqiptar, sepse ajo ka ekstraterritorialitetin e shtetit që e ka dërguar.

Është kjo normë e së Drejtës Ndërkombëtare që u jep diplomatëve imunitetin diplomatik.

Kjo është në fakt e Drejta Ndërkombëtare.

Edhe ambasada e Shqipërisë në Turqi, juridikisht, është ekstraterritor i shtetit shqiptar.

Na turpëruan ndërkombtarisht këta injorantë që nuk njohim normën kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Po pse, ju mendoni se hyrja e shqiptarëve në ambasadën gjermane në vitin 1989- 1990 dhe që nuk shkoi Sigurimi i Shtetit dhe Ramiz Alia t’i merrte këta persona, ishte mëshira e Ramizit? Hahahaha

Jo ore jo, se Ambasada Gjermane në Tiranë, me ekstraterritorialitet, quhet ekstraterritor gjerman në Shqipëri dhe është nën juridiksionin e Gjermanisë. Shkelja me dhunë e këtij territorit është gjendje lufte.

E pra, dekreti i Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e gjeneralit Bajram Begaj është ndërmarrë si akt juridik në ambasadën e Shqipërisë në Turqi, prandaj, juridikisht, Presidenti ka qenë në një ekstraterritor shqiptar.

Domethënë gjatë firmosjes së dekretit të tij, juridikisht, ai ka qenë në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT