Në 24 korrik betohet Presidenti i ri/ Kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë (FOTO)

Pas 5 viteve Shqipëria do të ketë zyrtarisht, një Zonjë të Parë, por kush do të jetë ajo?

Bashkëshortja e Presidentit të ri të ardhshëm, gjeneralit Bajram Begaj, quhet Armanda dhe punon në KLSH. Begajt kanë dy djem, që të dy studentë në mjekësi, njëri 21 dhe tjetri 18 vjeç.

Familja e presidentit që u votua të shtunën duket e qetë dhe me shumë pak gjurmë në Google. Bashkëshortja Armanda punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ajo nuk është e njohur për publikun, por ka qenë pjesë e aktiviteteve, ku Bajram Begaj është nderuar me grada të larta.

Armanda Begaj do të jetë “Zonja e Parë” pas betimit të bashkëshortit, Bajram Begaj si President i Republikës më 24 korrik. Armanda Begaj ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë specialiste e IT në KLSH.

Kujtojmë se kur presidenti Ilir Meta u betua, Monika Kryemadhi refuzoi titullin e nderit “Zonja e Parë” e vendit, duke ndjekur një karrierë në politikë si kryetare e LSI-së dhe ia kaloi postin vajzës së saj të madhe

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT