Kokalari: Me Boçin, Bylykbashin e Shehajn, i është forcuar Berishës rruga drejt fitores

Opoziten e ka perfshire vertet dita e kiametit dhe për të kuptuar se deri në çfarë shkalle ka arritur Partia Demokratike, mjafton të te lexosh se cfare shkruan “ambasadorja” e Berishes prane Trump, Evi Kokalari.

Ajo thotë se partia është bërë shumë e fortë pasi kanë marrë poste drejtuese disa besnikë të Sali Berishës.

Postimi i plotë

“Luciano Boci ka kohë që e ka vërtetuar se është një nga anëtarët më të votuar në PD.

Oerd Bylykbashi ka qënë pranë Sali Berishës për një kohë shumë të gjatë.

Agron Shehaj është një figurë shumë e mirë në PD, dhe pse jo, do ishte fantastike po të qe dhe ai pjesë e skuadrës si nen-kryetar.

Gjithsesi, nën-kryetarët fituan me meritokraci dhe kjo është shumë e rëndësishme. Luciano dhe Oerdi janë burra me integritet dhe dinjitoz, që e forcojnë Sali Berishën.

Shoh një skuadër shumë të fortë në krye të PDsë që do ta drejtojnë këtë parti ashtu siç kemi dashur shumë nga ne.

PD-ja e ka rrugën të shtruar për fitore. Grupi parlamentar tregoj dje se është i bashkuar. Plagët në parti po shërohen dhe beteja e vërtet fillon tashti.

Partia Demokratike së shpejti do jetë në pushtet. Mos kini as një dyshim për këtë!/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT