Vuçiç takon “me urgjencë’ ambasadorin rus, pas anulimit të vizitës së Sergei Lavrov

Presidenti Aleksandar Vuçiç sot do të takohet me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko. Sipas mediave të huaja, takimi do të mbahet në ora 10:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njoftoi Zyra për.
Ky takim vjen një ditë pas anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Serbi. Kjo vizitë u anulua pasi Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria i kishin mbyllur hapësirat e tyre ajrore për fluturimin e avionit, me të cilin Lavrov synonte të shkonte në Serbi.
Lavrov kishte në plan të qëndronte në Serbi për dy ditë, derisa thuhej se do të takohet më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin serb, Nikola Selakoviq.