Tjetër humbje për Rusinë/ Ukraina konfirmon vdekjen e gjeneralit të katërt rus: Po vdesin një nga një

Një tjetër gjeneral rus është vrarë në Ukrainën lindore, kanë konftirmuar forcat e armatosura të vendit.
Mediat shtetërore ruse dhe forcat e armatosura të Ukrainës thanë të dielën se gjenerali rus Roman Kutuzov u vra gjatë një beteje në rajonin lindor të Donbasit, ku aktualisht është përqendruar lufta.
Nëse konfirmohet, Kutuzov do të ishte të paktën gjenerali i katërt rus i vrarë në luftën në Ukrainë, të cilën presidenti rus Vladimir Putin e nisi më shumë se 100 ditë më parë , më 24 shkurt.
“Komandanti i Korpusit të Parë të Ushtrisë së Republikës Popullore të Donetskut, gjeneral-major Roman Kutuzov, është denazifikuar dhe demilitarizuar zyrtarisht,” thanë forcat e armatosura të Ukrainës në një deklaratë në mediat sociale.
Sipas oficerit të këmbësorisë së marinës ukrainase Dmitry Ivanov, Kutuzov udhëhoqi Korpusin e Parë të Ushtrisë së vetëshpallur të Republikës Popullore të Donetskut.
Ivanov shkroi në Facebook se gjenerali rus kishte urdhëruar ushtarët e tij të dielën të sulmonin një vendbanim në rajonin e Donetskut.