“Zbërthehet” sërish Dumani! Zbardhen disa vrasje të shqiptarëve jashtë vendit, ish-prokurori: Hetimi…

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani i cili u vu në pranga pak kojhë më parë, duket se ka hedhur në dritë shumë atentate dhe vrasje të ndodhura brenda territorit shqiptar dhe jashtë saj. Nga dëshmia e tij kuptohet që nga disa prej atentateve të nodhura jashtë vendit, kanë mbetur viktima shtetas shqiptar.Ai gjithashtu ka dhënë dëshmi për vrasjen e disa eksponentëve të krimit në Belgjikë, Holandë dhe Itali.
I ftuar në “ABC Live”, ish-Prokurori Eugen Baçi u shpreh se dëshmia e dhënë nga Dumani do të vonojë hetimin dhe do të duhen prova konkrete nga vendet e përmendura nga Dumani.
Beçi: Do na duhen prova Nga Italia, Belgjika për të përcaktuar se si janë këto deklarime që ky person ka dhënë. Letër-porosia do kohën e vet dhe me mbërritjen e atyre provave hetimi do kërkojë shumë më tepër kohë. Rezulton se do kemi shumë surpzira në botën e krimit. Komunikimi i sigurt nëpërmjet aplikacioneve nuk është më i sigurt pasi vetë autoritet blege kanë dhënë deklarime që po ecin në zbardhjen e këtyre ngjarjeve.
Beçi sqaroi edhe procedurën për të arritur deri te statusi i të penduarit të drejtësisë. Në gjykimin e tij, duhet treguar kujdes pasi bërja publike e të dhënave dhe emrave të personave që marrin statusin e të penduarit të drejtësisë mund të cenojë sekretin hetimor.
Beçi: Nëse një nga autorët e kryerjes së veprës penale, prokurori dëgjon të dhënat që jep ky person. Nëse këto të dhëna jenë shumë më tepër, që mbështeten në prova dhe shërbejnë për të provuar një çështje kriminale, prokurori lidh marrëveshjen dhe personi merr statusin e të penduarit të drejtësisë. Kjo është një marrëveshje që realizohet gjatë hetimit paraprak. I parashtrohen këtij personi përfitimet që do te ketë nga bashkë;punimi me drejtësisë dhe duke dëgjuar nga ana tjetër se çfarë është i gatshëm të japë ky person. Nëse ky person është i gatshëm të japë të dhëna që çojnë në zbulimin e ngjarjeve të tjera, atëherë shikon se çfarë shikon ti dhe çfarë shikoj unë. Me ketë persona duhet treguar kujdes i jashtëzakonshëm. Duhet ruajtur një ekuilibër mes asaj që duhet t’i japësh publikut dhe asaj që duhet të ruash për sekretin hetimor. Nuk duhen bërë publike emrat e këtyre personave dhe atyre që kanë bashkëpunuar. Të bësh publikë emrat e personave të arrestuar është tjetër gjë, dhe të thuash janë të penduar të drejtësisë është tjetër gjë. Duhet të tregosh shumë kujdes. Këta persona duhet të trajtohen si të arrestuar por jo të thuash që janë të penduar. Duhet ruajtur sa më shumë sekreti aq më shumë kur kemi të bëjmë me bashkëpunëtorë drejtësisë.