Shqipëria ndër vendet me cilësinë më të keqe në Europë për ujin e plazheve dhe liqeneve

Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë në indeksin për cilësinë e ujit të plazheve në det dhe liqen.
Vendi ynë renditet i 26-i nga 30 vende të monitoruara sipas raportit për vitin 2021, të financuar nga Bashkimi Europian.
Megjithatë raporti thotë se cilësia e ujit të plazheve shqiptare është rritur ndjeshëm prej vitit 2015, kjo edhe falë ndërtimit të disa impianteve të përpunimit të ujërave të zeza.
Në vend të parë me cilësinë më të mirë renditet Austria, ndonëse nuk ka det, ujërat në liqenet e austrisë cilësohen si 97.7% të shkëlqyeshme.
Në vend të dytë është Malta, më pas Greqia, Kroacia, Qipro dhe Danimarka në vend të gjashtë.