I akuzuar për krime lufte/ Thaçi mesazh të fortë nga Haga: Sfidën nuk do e ndjej hiç, nëse ju…

Ish-presidenti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi teksa ndodhet nën arrest në Hagë, ka porositur aktivistët dhe zyrtarët e partisë që të qëndrojnë të bashkuar.

“Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, madje nuk e ndjej hiç”, ishte mesazhi që Thaçi ia kishte thënë kryetarit të Skenderajt, Fadil Nurës, gjatë një bisede telefonike, teksa ky i fundit po shkonte në një tubim të organizuar me anëtarë të PDK-së në këtë komunë.

Teksa ishim duke ardhur me Endritin (djalin e ish-presidentit Thaçi) këtu bashkë, pata rast të komunikoj, të flas me presidentin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell këtë mesazh”, tha Nura në paraqitjen e tij para të pranishmëve.

Hashim Thaçi, prej më shumë se 18 muajsh po mbahet në paraburgim në Hagë pasi akuzohet për krime lufte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT