Sazani në flakë prej ditësh/ Lopatat e Shqipërisë nuk e shuan zjarrin, shpëtimi vjen nga Greqia

Prej 4 ditësh, ushtarë dhe vullnetarë janë  në “luftë” me flakët në ishullin e Sazanit. Zjarri nuk është bërë i mundur të shuhet për shkak se Shqipëria nuk kishtë në dispozicion helikopterë dhe mjetet e duhura për shuarjen.

Për më tepër, jeta e ushtarëve dhe e vulletarëve është rrezikuar për shkak të tymit.

Por shpëtimi ka ardhur nga shteti fqinj, Greqia. Nga ministria  Mbrojtjes është mësuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndërhyrë nga ajri.

Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi sqaron se ka qenë Greqia ajo që iu përgjigj pozitivisht kërkesës së autoriteteve shqiptare për të angazhuar një avion Canadair CL 415.

Sipas Peleshit, ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertet  vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, shkruan Peleshi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT