Një jaht me 4 turistë përplaset me shkëmbinj nënujorë në Vlorë/ Fundoset mjeti, italianët…

Katër turistë italianë kanë shpëtuar mrekullisht mëngjesin e sotëm në detin e Vlorës.Turistët ishin në një jaht duke lundruar në zonën e Zvërnecit. Jahti me katër persona në bord, mes tyre një fëmijë, kur ka hyrë në gjirin e Zvërnecit për t’u afruar plazhit ka goditur një shkëmb nën ujë, pasi nuk e njihnin zonën.
Ngjarja ka ndodhur në orën katër të mëngjesit ndërkohë që të katërt personat në jaht kanë dalë me not në breg pa asnjë dëmtim.
Jahti është i gjatë 11 m. Në zonën e plazhit ku ndodhen katër italianët është policia kufitare dhe Guardia di Financa.
Mësohet se jahti 11 metra është fundosur.