“Nuk është hera e parë që ndihmojmë Shqipërinë”/ Mediat reagojnë për avionin grek që po shpëton nga flakët Sazanin

Prej disa ditësh ishulli i Sazanit është përfshirë prej flakësh, teksa ditën e sotme në ndihmë të forcave shqiptare ka ardhur një avionit grek tip Canadair CL 415.

Mediet helene kanë raportuar për  ndihmën që Athina zyrtare i solli vendit tonë.

“Vendi ynë iu përgjigj menjëherë kërkesës së autoriteteve shqiptare, nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, për ndihmë, pasi një zjarr i madh po ndodh në ishullin e Sazanit në hyrje të Gjirit të Vlorës”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit të Përgjithshme për Mbrojtjen Civile në Greqi.

Sipas autoriteteve greke në momentin e parë të kërkesës, me urdhër të Ministrit të Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis , Greqia vendosi në dispozicion të Mekanizmit një avion Canadair CL – 415 , i cili nisur drejt Shqipërisë.

Në artikull theksohet gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që Greqia ndihmon vendin tonë në raste të tilla, duke kujtuar zjarret e përmbytjet në vitin 2017 si dhe tërmetin e 2019-ës.

Sipas zougkla.gr Greqia ka ndihmuar disa herë Shqipërinë, si për përballimin e zjarreve në pyje duke dërguar mjete ajrore (2017), ashtu edhe në rastet e përmbytjeve (2017) dhe tërmeteve (2019).

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri  me dije se Greqia e cila i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Ekspertët  vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, njofton ministri i Mbrojtjes në rrjete sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT