Meta dhe Berisha sërish në aleancë? Ish-kryeministri: Pa diskutim! Ai nuk më tradhton

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklarët për mediat, u shpreh se hapur se pasi Ilir Meta të lërë Presidencën, do të donte të bashkohej me të për të riformuar opozitën e dikurshme.

Në një komunikim me gazetarët, pas përfundimit të aktivitetit me biznesin e vogël, Berisha u shpreh se asgjë nuk i pengon për të bërë betejë kundër Ramës.

Po ashtu Berisha u shpreh se nuk ka frikë nga Meta për një tradhëti të mundshme.

Pjesë nga intervista e Sali Berishës:

Pyetje: Pasi zoti Meta të lerë presidencën a do të bëni së bashku opozita?

Berisha: Pa diskutim. Ajo është normal nëse kemi diferenca të tilla asgjë nuk na pengon ne betejën kundër Ramës

I pyetur nëse i druhet një tradhtie të Ilir Metës, Berisha u përgjigj prere. “Jo”.

Pyetje: Meta nuk e ka mohuar dhe as pohuar bashkëpunimin e Ramën, a i druheni një tradhtie?

Berisha: Jo nuk i druhem asnjë tradhtia

Po ashtu, ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, nuk ka shkaktuar asnje krisje mes tij dhe Ilir Metës, por siç u shpreh ai pati një hatermbetje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT