Artan Hoxha zbulon “sekretin” e kultivuesve të kanabisit: Iu shpëtojnë patrullimeve sepse mbjellin parcela më…

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se kultivuesit e kanabisit kanë ndryshuar strategji këtë sezon me qëllim që të mos zbulohen nga ajri gjatë patrullimeve nga ajri.
Hoxha u shpreh për “Abc neës”, se ka një rritje të sulmeve të policëve në Shkodër dhe kjo ka ardhur për shkak të kultivimit të kanabisit dhe sinjalizimeve që kanë ardhur prej efektivëve për parcelat.

“Kjo që ka ndodhur këto muaj në Shkodër nuk ka ndodhur në 1997. Sulmoheshin komisariate atëhere, por nuk sulmoheshin policët si individë. Këtë herë kemi katër sulme ndaj policëve”, tha Hoxha ndërkohë që theksoi se tani kultivuesit kanë ulur numrin e rrenjëve të mbjella në një vend duke i shpërndarë ato.

Hoxha tregon se tashmë po mbillen parcela të vogla, sepse kështu nuk mund të arrihen të pikasen nga dronët.

“Tani nuk mbjellin më parcela të mëdha, por të vogla me 100-150 rrenjë në mënyrë që të mos zbulohen nga ajri. Parcelat e mëdha zbulohen nga ajri, të voglat jo. Madje edhe nëse kapet një parcel, ata mund të mbajnë të tjerat. Sëfundmi italianët kanë sjellë një helikopter që patrullon në Shqipëri, i cili zbulon shumë më mirë se sa avioni që ka ardhur deri më tani”, tha Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT