“Open balkan”/ Liderët mbërrijnë në Ohër: Rama me makinë, Vuçiç me çarter dhe Abazoviç me helikopter!

Ditën e sotme në Ohër nisin punimet për samitin e “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Maqedonisë së Veriut ku u prit nga zyrtarë vendas atje.

Në një video të publikuar, kryeministri shfaqet teksa zbret nga makina e tij. Kreu i qeverisë zgjodhi që të udhëtojë me makinë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.

Siç u raportua më herët, ai ka patur një ndalesë edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Ndërkohë në videon e bërë publike nga Qeveria e RMV-së, Rama shfaqet në një tavolinë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili do të marrë pjesë në këtë samit. Abazoviç mbërriti në Ohër përmes një helikopteri.

Atje mbërriti edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb zgjodhi të shkonte përmes një avioni çarter.

Në Ohër pritet që të miratohen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e taksave, turizmit, kulturës dhe arsimit./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT