Tirana proteston fuqishëm për rastin e Kumanovës dhe për të drejtat e shqiptarëve (FOTO/VIDEO)
Sot bëhen katër vjet nga koha kur është zhvilluar konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” në Maqedoninë e Veriut që u bë i njohur si “Rasti i Kumanovës”.
Pikërisht në këtë ditë, patriotët shqiptarë kanë potestuar në Tiranë perpara ambasades maqedonase ku kane kerkuar rihapje te procesit dhe zbardhjen e plote të rastit të Kumanovës, po ashtu edhe per rastet e tjera të montuara ndaj shqiptareve. Ne kerkojme drejtesi dhe dinjitet, shprehet Albi Koci, kryetari i ‘Forumit Djemte e Gjinokastres’.
Po ashtu edhe familjarët e të dënuarve për këtë rast, kanë protestuar para Komunës së Ferizajt, në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, si dhe në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në prag të fillimit të gjykimit në Gjykatën e Apelit, avokatët e të dënuarve në rastin Lagja e Trimave kërkojnë akuza të përfaqësohet nga PSP-ja. E pyetur për këtë, e para e PSP-së, Katica Janeva theksoi se ekipi saj ka hapur procedurë para-hetimore por nga bisedat që posedon, nuk mund të konstatohet nëse ka elemente për ta përfaqësuar këtë akuzë.
“Ka disa indikacionet se si kanë ndodhur ngjarjet e Kumanovës, por PSP-ja nuk ka gjetur biseda mbi të cilat do të mund të krijonte dhe përfaqësonte akuzë ndaj këtij rasti. Ka disa indikacione por është herët të thuhet se nëse do të merret dhe kur do të merret kjo lëndë, apo edhe nuk do të merret fare”, theksoi Katica Janvea, kryeprokurore e PSP-së.
Një ditë pas luftimeve të majit 2015, kryeministri Zoran Zaev, aso kohe në cilësinë e liderit të opozitës kishte deklaruar se posedon dëshmi të mjaftueshme se grupi armatosur është përgjuar të paktën 20 muaj.
“Jankullovska më gënjeu. E pyeta për sa kohë e ka ndjekur këtë grup të banditëve kriminal dhe terrorist. Më tha 8 muaj ndërsa unë kam dëshmi se janë ndjekur 1 vit e 8 muaj. Çfarë kanë bërë, çfarë kanë ndërmarr? Pse ky grup disa herë është futur në Maqedoni, e kanë ditur dhe s’kanë ndërmarr asgjë. Pse pas Goshincës, i njëjti grup ishte ky, nuk ndërmorën asgjë shërbimet”, thoshte Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Seanca e shkallës së dytë për rastin Kumanova është caktuar më 16 maj. Nga vendimi i shkallës së parë 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës u dënuan me 746 vite burg, 7 me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet. Nga konflikti i armatosur i 9 dhe 10 majit në Kumanovë mbeten të vrarë 8 polic dhe 10 ushtarë të thirrur në UÇK, ndërsa u dogjën dhe demoluan dhjetëra shtëpi.