“700 euro për dy fotografi”/ Halit Valteri: Ja pse e kallëzova në SPAK Ilir Metën

Ish-deputeti Halit Valteri kallëzoi pak ditë më parë në SPAK, presidentin aktual të vendit Ilir Metën.
duke folur për këtë rast në Top Story, Valteri deklaro ise denoncimin e bëri pasi siguroi disa dokumenter, të cilat ia dërgoi një gazetar austriak. Ai shtoi se bëhet fjalë për një pagesë prej 700 eurosh për dy fotografi.
“Jam kontaktuar nga një gazetar austriak dy javët e fundit, që më ka nisur me e-mail disa dokumenta për presidentin e vendit. Ai gazetari e kishte parë dhe investiguar të gjithë dy-vjeçarin e fundit ku kisha pasur akuza drejtpërdrejtë për Metën.
Vendosa të çoj këtë kallëzim në SPAK pasi ka mjaftueshëm materiale për të treguar këtë histori të shëmtuar. Flasim për 700 mijë euro të paguara për të bërë dy fotografi. Meta është personi më i korruptuar në pushtet. Gjithë kohës ka pasur Ministritë e tij me tendera me korrupsion.”- deklaroi ai.