Zgjedhja e kreut të SPAK, reagon Ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm për Shqipërinë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar më anë të një postimi në facebook lidhur me zgjedhjet e kreut të SPAK që pritet të zhvillohet ditën e nesërme të 11 dhjetorit.

Ambasa e SHBA-së thekson se sa i rëndësishëm është ky hap për Shqipërinë me qëllim forcimin e shtetit të së drejtës, kryesisht të zhvilluar në mënyrë transparente.

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT