“Ky është krim”/ Braçe: Paratë po pastrohen nga call-centerat në mes të Tiranës

Deputeti socialist Erion Braçe e ka vënë theksin tek informaliteti gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare. Ai deklaroi se duhet luftuar, ndërsa u ndal dhe te fenomeni i kripto-monedhave, për të cilin tha se po përdoret nga kriminelët për pastrimin e parave.

“Informaliteti është një problem i madh në këtë vend, bën dëm të madh. Institucionet nuk duhet të bëhen pas por duhet të merren me problemin.

Ajo që kërkoj me forcë dhe që duhet ë vendoset në rezolutë ka të bëjë me faktin e bashkëpunimit të agjencive për të goditur në mënyrë të qëndrueshme këtë aktivitet. Shqetësimi i dytë është aktiviteti i kripto-monedhave, por nuk ka asnjë qoftë monedhë apo sipërmarrje të cilësuar.

Vetëm dy ditë pas komisionit, u vërtetua me zë dhe figurë që veprimtaria veprohej në mes të Tiranës. E verifikuar dhe çështja e pastrimit të parave përmes kriptomo-nedhave nga Londra në Tiranë. Kur kërcënohet stabiliteti financiar, institucionet duhet të bëhen një dhe të godasin veprimtarinë kriminale. Paratë e krimi të organizuar po pastrohen përmes kripto-monedhat. Ne duhet të përballemi jo duke rregulluar rregulloren, por përmes ligjeve. Aktiviteti i kripto-monedhave kryhet në call-center në mes të Tiranës, dhe ky është krim”, tha Brace.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT