“Je non grata, i padëshiruar”, Rama dhe Berisha përplasen në Kuvend

Përplasje në Kuvend është zhvilluar mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Edi Ramës. Berisha ka kërkuar fjalën për procedurë, për tju përgjigjur Ramës, mirëpo Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk ia ka dhënë fjalën.
Berisha është ngritur në këmbë dhe ka nisë të bërtasë, ndërsa i është përgjigjur Rama duke thënë se është i padëshiruar pasi është “non grata”.
Pjesë nga debat:
Nikolla: Kur të marrë fjalën Berisha le të flasë atë që dëshiron.
Berisha: Është turp kjo që bëni. Akt i turpshëm. Që heq procedurat nga foltorja.
Rama: Për non gradat nuk ka procedurë. Je i padëshirueshëm
Berisha: I jep parlamenti proceduarat…