Agjencia amerikane: Serbia demonstron forcën shkaku i Kosovës dhe aleancës me Rusinë
Agjencia amerikane AP ka bërë të ditur se Serbia po mban paradë ushtarake me të cilën shënohet Dita e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e dytë botërore, duke vlerësuar se është fjala për demonstrimin e forcës në kohën e tensioneve të shtuara me Kosovën, transmeton Gazeta Metro.
AP thekson se në paradën e sotme në Nish kanë marrë pjesë 4.000 automjete e fluturaka, duke përfshirë edhe dy helikopterë luftarakë me ekuipazh rus, me çka dëshmon aleancën gjithnjë e më të madhe politike e ushtarake me Moskën.
AP vë në dukje se tensionet janë shtuar në regjion, “pasi që Serbia e Kosovë akuzohen në mënyrë të ndërsjellë për rrënimin e përpjekjeve për pajtim pas luftës së viteve 1998-1999, e cila ka marrë fund me intervenimin e NATO-s”.
Përkujtohet se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Agjencia amerikane vlerëson se çfarëdoqoftë intervenimi i Serbisë në Kosovë do të shkaktonte konfliktin direkt me forcat paqërujtëse në Kosovë në krye me NATO-n, të cilat janë të stacionuara atje./gazetametro.net