Kapiteneria e Durrësit jep alarmin: KUJDES në mbrëmje, priten shira të rrëmbyeshëm në orën 21:00

Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu kanë përfshirë ditën e sotme të gjithë terrtorin e vendit tonë, duke shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve, si dhe për lëvizjen e qytetarëve.
Disa rrugë u përmbytën në Tiranë, Durrës, Lezhë, Mamurras dhe Gramsh, ndërsa gjatë orëve të pasdites u shënua edhe një viktimë për shkak të shkarkesave elektrike.
Por sipas informacioneve, në kapitenerinë e Portit të Durrësit, pritet shi i rrëmbyeshem në mbremje nga ora 19:00 deri në 21:00 për shkak të afrimit të masave ajrore të ftohta nga veriu.