Një viktimë dhe përmbytje në të gjithë vendin/ Çfarë do të ndodhë në vijim me motin në Shqipëri?

Vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura dhe përmbytje në disa zona këtë të enjte, ndërsa moti i paqëndrueshëm është prezent në të gjithë territorin.

Zona më problematike me rrebeshe shiu është shtrirja nga lumi i Matit në veri deri në lumin Osum.

Epiqendra e reshjeve është zona Krujë-Tiranë-Elbasan-Gramsh.

Sipas MeteoAlb, në këto zona, sasitë 24 orëshe pritet të variojnë nga 30-50 mm dhe referuar normave mujore të reshjeve.

Veriu dhe zonat jugore do të kenë më pak reshje, ndërsa nesër do të ketë jugu intensitet mesatar të reshjeve.

Era do të jetë e pranishme gjatë momentit të rrebesheve të shiut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT