600 ukrainas të burgosur lufte në “dhomat e torturës” të Putinit/ Kievi: Një betejë brutale!

Regjimi i Presidentit Vladimir Putin po mban mban aktivistë ukrainas, gazetarë dhe të burgosur lufte në “dhomat e torturës”, ka bërë me dije një përfaqësuesja e Kievit në Krime.

Në një konferencë për media, Tamila Tasheva tha se “në rajonin e Khersonit ka rreth 600 njerëz që ndodhen në dhoma të përgatituara posaçërisht për tortura”.

Lajmi vjen pasi beteja brutale e Putinit për qytetin e Severodonetsk do të përcaktojë fatin e rajonit të Donbasit sipas Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas ka bërë deklaratën vendimtare pasi trupat ruse kanë vazhduar të bombardojnë qytetin në një sulm të fuqishëm që synon kontrollin e Ukrainës lindore.

Gjatë konferencës së tij të përditshme, Volodymyr Zelensky tha: “Kjo është një betejë shumë brutale, shumë e ashpër, ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte.

“Severodonetsk mbetet epiqendra e luftës në Donbas… këtu po vendoset fati i Donbasit tonë.”

Ushtarët ukrainas janë detyruar të shkojnë në periferi të Sievierodonetsk të mërkurën, por janë zotuar të luftojnë atje për aq kohë sa të jetë e mundur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT