Zelensky fton Abazoviçin në Kiev, zbardhet biseda telefonike: Ja çfarë propozoi kryeministri i Malit të Zi

Kryeministri i malit të Zi, Dritan Abazoviç, më 9 qershor, foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e ftoi atë të vizitojë Kievin.

Sipas kabinetit të Abazoviçit, kryeministri i Malit të Zi, në bisedën telefonike, ia përkujtoi Zelenskyt se Mali i Zi e ka dënuar agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe se që nga fillimi e ka mbështetur hapur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Ai theksoi se Mali i Zi e mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Qeveria malazeze njoftoi se kryeministri Abazoviç ka marrë ftesë nga presidenti ukrainas për të vizituar Kievin./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT