Shtrenjtohen biletat e transportit ndërqytetas, shkojnë në qiell çmimet Tiranë-Durrës

Çmimet e transportit ndërqytetas vijojnë të shënojnë vetëm rritje të ndjeshme.

Pas shtrenjtimit të çmimit të naftën, linja më e frekuentuar në vend Tiranë-Durrës ka ngritur çmimet e biletave.

Ditën e sotme, bashkërisht ata kanë vendosur të kërkojnë më shumë para nga qytetarët në këmbim të shërbimit.

Nëse më përpra të udhëtoje drejt Durrësit me autobus do duhej të paguaje 130 lekë të reja, tashmë duhet të paguash 200 lekë të reja duke shtuar gjithashtu në pagesë edhe transportin urban i cili është zhvendosur në dalje të qytetit.

Ndërkohë, rritje të ndjeshme vijojnë të kenë thuajse të gjitha linjat e transportit publik në vend duke shtuar kostot për qytetarët. /TemA/

Shtrenjtohen biletat e transportit ndërqytetas, shkojnë në qiell

Back to top button
LAJMET E FUNDIT