Thaçi: Kryeministrin shqiptar e nxora nga zyra, kur më propozoi ndarjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur në lidhje me ndarjen e Kosovës, dhe ka treguar një histori të vitit 2002.

Thaçi, në studion e Opinion, tha se një kryeministër shqiptar, në vitin 2002, i kishte ofruar projektin e Gjingjiçit, për ndarjen e Kosovës. Ai shtoi se pas këtij propozimi, e kishte nxjerrë nga zyra.

“Një nga kryeministrat e Shqipërisë, në vitin 2002 ka ofruar projektin e Gjingjiçit për ndarjen e Kosovës. E kam nxjerrë nga zyra”, tha Thaçi.

Pavarësisht këmbënguljeve të gazetarëve për të thënë emrin, Thaçi ka refuzuar duke thënë se do ta tregojë një herë tjetër.

Në vitin 2002, Shqipëria ka pasur 3 kryeministra. I pari ka qenë Ilir Meta, i cili ka drejtuar qeverinë nga shtatori i vitit 2001 deri në 29 janar 2002. Më pas, kryeministër ka qenë Pandeli Majko në periudhën 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002, i pasuar nga Fatos Nano prej 29 korrikut e në vijim.

Por, kohët e fundit, emri i Zoran Gjingjiç është përmenduar në media, në përplasjen që ka pati gazetari Baton Haxhiu me presidentin Meta. Haxhiu akuzoi Metën se ka pasur marrëdhënie të ngushta miqësore me Gjingjiçin, kur kishte qenë kryeministër, ndërsa Meta i është përgjigjur duke i thënë se ishte krenar për të./E.B-dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT