“Fatos Nano më lut të bëhesha Kryeministër”/ “Zbërthehet” Meta: Ai do bëhej President

Presidenti Ilir Meta ka treguar në lidhje me marrëdhënien që ka pasur me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano dhe për marrëveshjen që ky i funit i kishte kërkuar vite më parë.
“Unë isha në PS dhe Fatos Nano mu lut që të bëhesha dhe kryeministër dhe kryetar partie që ai të bëhej President. Ma ka sjellë Nano marrëveshjen që ai të bëhej president…”, është shprehur Meta ndërsa ishte i ftuar në një emision mbrëmjen e djeshmë në News24.
Meta tregoi se e refuzoi propozimin e Nanos për shkak të çështjes së Dushkut.
“Edhe kur kam krijuar LSI-në, jo se doja të krijoja një parti. Unë isha në PS dhe Fatos Nano mu lut që të bëhesha dhe kryeministër dhe kryetar partie që ai të bëhej President. Ma ka sjellë Nano marrëveshjen që ai të bëhej president, por unë nuk pranova sepse ishte çështja e Dushkut dhe ai kufizimi që vuri PE për Presidentin që duhej zgjedhur me konsensus”, u shpreh ai.
Më tej, Meta foli edhe në lidhje me vazhdimin e karrierës së tij, pas largimit të tij nga posti i Presidentit.
“Krijova partinë për të hequr një pengesë të madhe që kishte të bënte me rëndësinë e çeljes së negociatave të asociim stabilizimit. Disa gjëra ndryshuan, u çelën negociatat, por nuk u mbyllën. Për mua nuk janë të rëndësishme partitë. PS-ja të cilës unë i vajta në ditët më të errëta, në 1991, në opozitë vajta dhe unë e kisha kollaj PD-në se student isha.
Për mua nuk janë të rëndësishme partitë, për mua është i rëndësishëm vendi dhe t’i shërbej vendit.
Nuk është një sfidë e lehtë, por këtë eksperiencë që kam, këtë vullnet që kam dhe çdo gjë që kam të akumuluar në 30 e ca vite politike, gjithçka si eksperiencë, si vendosmëri do ta investoj në këtë drejtim, në drejtim të fuqizimit të opozitarizmit dhe ç’kapja e opozitës do sjellë ç’kapjen e shtetit dhe do ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”, u shpreh presidenti Meta.