Zelensky i jep “goditjen” e fortë Putin dhe zyrtarëve të lartë ruse/ Ja çfarë firmosi në dekret

Lufta në Ukrainë vijon të marrë jetë njerëzish, duke përfshirë edhe civilë. Përveç shteteve të Europës dhe SHBA të cilat kanë përcaktuar sanksione ndaj Rusisë, ka qenë vetë Presidenti ukrainas, i cili ka vendosur sanksione të reja ndaj agresorit rus.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka nënshkruar një dekret për vendosjen e sanksioneve kundër presidentit rus Vladimir Putin.

Gjithashtu Zelensky ka njoftuar se sanksionet janë vendosur zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, kryeministrin rus Mikhail Mishustin dhe zëvendësit e tij, po ashtu të gjithë ministrat dhe Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev.

Sanksionet përfshijnë bllokimin e aseteve, ndalimin e hyrjes në Ukrainë dhe anulimin ose pezullimin e lejeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT