E quante veten ‘sheik’/ Sadikaj i afërm me vrasësin e dy vëllezërve shqiptarë në Belgjikë, ja miqtë e ‘fortë’ me armë

Detaje të reja janë zbuluar nga e shkuara e Aleksandër Sadikajt, i cili humbi jetën mesditën e sotme pas një atentati me eksploziv që iu bë.

Nga kërkimet e policisë deri më tani, Sadikaj rezulton si i afërm i një shtetasi që vite më parë ka kryer një vrasje në Gjirokastër. Gjithashtu, 27-vjecari është njeri i afërt dhe me një shtetas nga Memaliaj, i cili akuzohet nga drejtësia belge për vrasjen e dy vëllezërve Caca të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Ndërkohë, ai rezulton si pronari i një resorti hipizmi të famshëm në Memaliaj. Në këtë resort, shfaqen grupe djemsh të cilët një pjesë e tyre janë të armatosur dhe e reklamonin këtë edhe në rrjetet sociale. Sadikaj ppo ashtu pëlqente hipizmin dhe ishte i apasionuar pas kuajve, ndërsa e quante veten ‘sheik’.

Këto ngjarje pritet të hedhin dritë mbi atentatin që i mori jetën sot dhe për autorët e tij.

E quante veten 'sheik'/ Sadikaj i afërm me vrasësin e dy

Back to top button
LAJMET E FUNDIT