“Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”/ Rama poston videon me Kovaçevski dhe Scholz : Për të qeshur dhe qarë histeria e…

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Twitter me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz gjatë shtrëngimit të duarve në Selanik.

Rama shprehet e është për të qeshur dhe qarë histeria e disa personave në Shkup, pasi ironizoi bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve,”- shkruan Rama

Back to top button
LAJMET E FUNDIT