Me palma e pishinë/ Artan Hoxha flet për vilën luksoze të sekuestruar të Gentian Sharrës: Sa herë kaloja aty…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e RENEA-s në Elbasan pak ditë më parë, në të njëjtën ditë kur edhe u sekuestrua vila e Gentian Sharrës në Katund të Ri. Hoxha tha se bëhet fjalë për një vilë me vlerë të madhe dhe e vendosur në një hapësirë të gjerë toke.
“Ajo është një vilë e madhe dhe shumë luksoze. Është gjigante si nga madhësia ashtu edhe hapësira e tokës ku është ndërtuar. Sa herë kaloja aty dhe pyesja se kush e ka këtë vilë”, tha Hoxha duke theksuar se edhe pse ishte i arrestuar prej vitesh nga policia, Gentian Sharra merrte tenderë publikë nga institucionet publike.
“Pak ditë më parë kam thënë këtu që një person i arrestuar merrte tenderë publikë. Është pikërisht Gentian Shara. Kështu i ka bërë paratë dhe atë vilë”, tha Hoxha.
Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport.
Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.
Nga dosja e SPAK mësohet se Gentian Sharra është akuzuar si organizator dhë bashkëpunëtor i disa grabitjeve. Gentian Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me Talo Çelën të cilët sëbashku akuzohen si autorë të disa ngjarjeve kriminale. Në vitin 2013 ai ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur të Hamit Haxhias. Sharra bashkë me Talo Çelën pretendonin se do grabisnin një shumë prej 200 mijë eurosh, ndërsa në këtë grabitje pjesëmarrës ishte edhe Nuredin Dumani.