“Jeni bërë han me dy porta për shqiptarët”/ Prokurori Italian “shkund” Holandën: Do të zhyteni keq!

Prokurori i njohur i Catnazaros në Itali Nicola Gratteri ndërsa ka folur në komisionin Parlamentar të Antimafias, ka deklaruar se Holanda është bërë një port i hapur për mafian afrikane, italiane dhe atë shqiptare.

Gratteri u tha holandezëve se portet e vendit të tyre “janë vendet e preferuara të krimit të organizuar. Tani për tani Holanda është një port i hapur për mafiozët”.

Nga ana tjetër, Holanda mund të ndikojë në luftën kundër mafies falë pushtetit politik që ka në Evropë dhe “kjo do të thotë se nëse Holanda do të donte të ndikonte në luftën kundër mafies, sigurisht që do të ishte e suksesshme. Holanda bën biznes dhe e ka treguar, se ata dinë ta bëjnë këtë punë. Ju duhet të njihni në sistemin tuaj ligjor krimin e llojit mafioz duke miratuar ligjin italian kundër drogës, që është një ligj i bërë shumë mirë: DPR 309/90, ku dënimi varion nga 20 deri në 30 vjet dhe për rrjedhojë do të bëhej joekonomik për të tregtuar drogë në Holandë”.

Prokurori i Catanazaros ka deklaruar gjithashtu se Holanda është vendi i cili dominohet nga mafia që vjen nga Afrika e Veriut, Italia dhe Shqipëria.

“Tek ju kanë vrarë një avokat, një gazetar dhe një bashkëpunëtor të drejtësisë. Keni tre mafie: Afrikano-veriore, Italiane dhe atë Shqiptare; pra ose përgatituni ose do jeni nën pushtetin e tyre. Për mafiozët nuk ka kufij, ndaj monedha e vetme më shumë se sa të lehtësojë evropianët, ka ndihmuar mafien”, është shprehur Gratteri, është shprehur Gratteri, transmetojnë mediet italiane.

Megjithatë, ai shton se problemi nuk është vetëm holandez pasi në Evropë ka shumë hapësira që iu japin dorë mafiozëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT