Arrestimi i Kajmakut/ Balla: Ligji të godasë mbi këdo! Ka vite që s’është pjesë e jona

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka komentuar arrestimin e Agim Kajmakut. Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës u prangos disa ditë më parë në Itali, pasi u kap me kokainë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se qëndrimi i tyre është i qartë për raste të tilla. Sipas tij, ligji duhet të funksionojë njësoj dhe të godasë këdo.

“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet veprimet e organeve të drejtësisë. Ky është një qëndrim i yni që nuk bën dallim për askënd. Ligji duhet të godasë mbi këdo”, tha ai.

I pyetur nëse duhet të mbajë PS përgjegjësi për afrimin e këtyre personazheve, Balla tha se Kajmaku ka vite që nuk ka më asnjë funksion në këtë  forcë politike dhe e quan humbje kohë të flasësh për të.

“Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion. Është humbje kohe të kthehemi te kjo çështje”, shtoi Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT