“Sunny Hill shkoi në Tiranë”, AAK kërkon dorëheqjen e Qeverisë pas anulimit të festivalit: Do të promovonte Kosovën

Anulimi i festivalit “Sunny Hill” i cili ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë dhe që tashmë u zhvendos në Tiranë, ka shkaktuar regiame të shumta nga klasa politike në Kosovë.
Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes kreut të grupit parlamentar, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se anulimi i festivalit në fjalë, është pasqyrë e vendimmarrjes së ngadalshme të Qeverisë.
Postimi i plotë i Besnik Tahirit:
Sot, paradite fola për vendimmarrjen shumë të ngadalshme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar më kqyrke çka po them!!!!
Tash qe edhe deklarata zyrtare që në mungesë të ekspedivitetit dhe dinamikës së mirëfilltë në punë, e humbëm një festival që e patëm në promovim të Kosovës – atë të Sunny Hill. Shkoi në Tiranë!!!!
Me këtë qasje totalisht fëmijërore dhe joserioze, se di ku është nisur kjo qeveri.
Dorëheqje për ‘Qeverinë Breshka’.