Shqiptari kapet me 350 kg kokainë dhe 300 mijë euro në San Paolo të Brazilit (EMRI)

Policia braziliane ka shpallur në kërkim shqiptarin Altin Drimadhe. Mediat braziliane raportojnë se gjatë operacionit të koduar ‘Da Vinçi’ janë zbuluar 350 kg kokainë e fshehur në pako luksoze si ‘Louis Vuitton’. Pakot ishin bërë gati për t’u dërguar në Antwerp, Belgjike. Shqiptari dyshohet se është në arrati e se mund të gjendet në kufijtë e Bolivisë.

Policia Federale e Brazilit prej kohësh po kryente hetime me mbështetjen e agjentëve të DEA-s, për trafikantin  ndërkombëtar të drogës.  Drimadhe, u zbulua falë gjurmimit në një prej banesave të tij.  Më 7 qershor u zbulua vendndodhja e Drimadhes dhe u mor një urdhër kontrolli nga prokuroria. 25 oficerë të policisë federale hynë në skenë, çarmatosën dy roje e më pas zbuluan 230,000 dollarë. Policia konfiskoi edhe dy telefona celularë të koduar, dy pushkë sulmi AK 47 dhe një USB që përmbante një video regjistrim të procesit të ngarkimit të kokainës në portin e shtetit brazilian të Sao Paulos.

Anija me flamur malteze kishte lundruar për herë të parë muaj më parë, nga porti i Monakos. Shtatë anëtarë të ekuipazhit kishin mirëpritur në bord një ekip prej gjashtë studentësh të doktoraturës filozofike nga Universiteti i Sunshine Coast, Queensland, Australi, më pas u zbarkuan në Nice dhe ishin gati për të nisur një udhëtim ekspedite në Brazil.

Siç parashikohej në itinerarin e tyre të financuar, ata fillimisht lundruan përgjatë bregdetit spanjoll, më pas përmes ngushticës së Gjibraltarit dhe rreth Ishujve Kanarie, për të shkuar më në fund në Oqeanin Atlantik duke synuar si destinacion përfundimtar portin e shtetit të Sao Paulos.  Brisbane në Australi, do të ishte destinacioni i tyre i radhës, i planifikuar në muajin gusht. Falë Njësisë Kombëtare të Trafikut të Drogës, ngarkesa nuk arriti kurrë në destinacionin e saj përfundimtar.

Policia portugeze përdori radarin e njohjes automatike të objektivit në distancë (ATR) për të monitoruar jahtin e oqeanit rrugës për në Lisbonë. Më 8 qershor, në hyrje nga ujërat ndërkombëtare portugeze të Oqeanit Atlantik, Njësia e Kontrollit Bregdetar të Gardës Kombëtare Republikane, agjentët portugez pasi u identifikuan, ndaluan jahtin e oqeanit me 13 persona dhe i vendosën në gjendje arresti. (7 anëtarë të ekuipazhit dhe 6 studentë studiues – filozofë), duke nisur menjëherë kërkimet me mbështetjen e filmave të sekuestruar më parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT