Mediet e huaja për “Sunny Hill Festival”: Do të promovonte Kosovën, por u largua në Tiranë

Festivali “Sunny Hill” i cili ishte planifikuar që të mbahej në Kosovë dhe që tashmë u zhvendos në Tiranë, ka marrë vëmendjen e medieve të huaja.
“The independent” dhe “Associated Press” kanë shkruar për festivalin e anuluar në Prishtinë.
Në një artikull të “The independent” thuhet se festivali ndërkombëtar muzikor i themeluar nga babai i këngëtares Dua Lipa. për të promovuar vendlindjen, Kosovën, ka sjellë debate të shumta nga Prishtina.
Organizatorët e këtij eventi thanë se në pamundësi për të marrë në shfrytëzim një tokë prej 17 hektarësh në komunën e Prishtinës për 99 vite, “Sunny Hill Festival”, u zhvendos nga Prishtina për në Tiranë, të paktën për këtë vit.