“Bëhu burrë, mos i ul poturet para tyre”, Alibeaj “përplaset” me Ramën: Fol për non-gratat e tua, mos u merr me lulet e Kajmakut

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, iu drejtua  sot kryeministrit Edi Rama duke thënë se nuk ktheu asnjë përgjigje për Agim Kajmakun, por sipas tij ia ka fshehur drejtësisë.

Duke iu referuar  deklaratës së Ramës për non -grata, Alibeaj i tha tha që të fliste për non grata-t e grupit të tij dhe deputetët që ka në burg, ndërsa i vuri në dukje faktin që kryeministri nuk foli asnjë fjalë për arrestimin e Agim Kajmakut.

Alibeaj: Mos i bërtit  kryetares se kuvendit që të tregoi rregullat se kjo është gjë e mirë.

Prapë nuk ktheve përgjigje për kajmakun e ke mbrojtur ia ke fshehur drejtësisë. Si ishte puna e domateve? Ne me domate do merremi me ata katunarët tanë, me të ngratët, ti merresh me lulet e Kajmakut brenda të cilave ndodhet kokaina.

Edhe sot 45 kg kokainë të njeriut tënd u kapën apo jo, po po të njeriut tënd.

Si ishte puna e non gratave? Bëhu burrë një herë më në fund fol për non gratat e tua, i ke me shumicë në grupin tënd.

Gjysmë zeri nuk e nxjerr për raportin e DASH ta ka thënë në shqip e anglisht, në mënyrën më plateale del e i mbron e bashkon votat me ta.

Bëhu burrë një herë e mos i ul poturet para tyre se kjo është shumë e rëndësishme për të mirën e shqiptarëve.

Për t[u bërë burrë ti e shumë të tjerë ende vazhdon në sirtaret e këtij parlamenti vetingu për politikën.

Ke ti fuqinë ta bësh këtë punë? Sot nëse ka një kërkesë është kjo, të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin që ti ke bërë.

Se dole mbrojte reformën në drejtësi, a nuk ishe ti që sëkëllije te asambleja e PS e i tregoje SPAK të bëjë këtë e atë?

Kjo është reforma në drejtësi e jotja?

Dhe e fundit mos harro dy i ke në burg e lista e pritjes duket që është e gjatë për këtë merakosu ti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT