Militantët hedhin bomba molotov, plagosen tre policë (FOTO)
Simpatizantët e opozitës kanë hedhur bomba molotov edhe ndaj godinës së kryesisë së kuvendit. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një pjesë të godinës, por janë shuar më tej nga agjentët e gardës të pajisur me fikëse zjarri.
Shumë shishe të mbushura me lëndë shpërthyese u hodhën në vazhdimësi më herët, ndaj godinës së kryeministrisë, ky pjesa e derës hyrëse në godinë, shpërtheu në flakë, ndërkohë që Basha mbante fjalimin sikur asgjë nuk po ndodhte.
Por viktimë e zjarrit të militantëve të PD-LSI ka rënë edhe një protestues, i cilit i morën flake rrobat, por që u shpëtua nga policia e cila ndërhyri dhe shoi zjarrin.
Tre efektvë të policisë u plagosën nga hedhja e bombave molotov, fishekzjarrëve dhe kapsollëve para kryeministrisë. Turma e protestuesve çau edhe kordonin e policisë duke u ngjitur në hyrjen e kryeministrisë, por militantët nga jashtë kordonit hodhën sërish bomba molotov duke rrezikuar edhe vetë protestuesit. Një prej tyre mori flakë por shpëtoi fatmirësisht duke hequr rrobat e trupit që u përfshinë nga zjarri. Turma u shpërnda vetëm pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë.
E gjithë skena e dhunshme ndaj institucioneve dhe policisë ndodhi teksa lideri demokrat Lulzim Basha mbante fjalim në një podium para kryeministrisë, Dhe vetëm drejt fundit të fjalimit të tij bëri thirrjen e parë kundër dhunës, duke ju drejtuar protestuesve: Mos sulmoni vëllezërit policë.