U kap me 20 kg kokainë, ish kreu i bashkisë Vorë mohon sërish akuzat: Nuk kam lidhje fare!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij, kanë dhënë dëshminë e tyre sot para autoriteteve italiane.

Ata kanë mohuar faktin se janë të përfshirë me kokainën e gjetur në biznesin e tyre në Itali.

Sipas medieve italiane avokati mbrojtës i tyre Vittorio Supino i Chieti, tha se klienti i tij, Kajmaku vazhdon të thotë se nuk ka lidhje me sasinë e kokainës të gjetur në fidanishten e tij.

Ndërkohë hetuesit vijojnë hetimet për të zbardhur se si ka mbërritur në fidanishte kokaina, e cila ishte fshehur në vazot e bimëve që ishin blerë nga fidanishtja në pronësi të shqiptarëve.

Kujtojmë që Kajmaku Prej 11 nëntorit të vitit 2019 ishte në kërkim, pasi Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për të, por për muaj me radhë ai arriti t’i fshihej Policisë. Në Shqipëri ai ishte nën akuza për veprat penale si”falsifikim të formularëve” dhe “ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT