Vizitë jashtë vendit, çfarë i bëri bashkë sot Metën dhe Berishën?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të enjte në Forumin Global të IX në Baku, Azerbajxhan, “Sfidat e rendit botëror”.
Në një prononcim për mediet, kreu i PD u shpreh se ky forum është një mundësi e mirë për qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Evropë.
“Pjesemarrje ne Forumin Global te IX ne Baku, Azerbajxhan
Te dashur miq, Ju pershendes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global te IX per te marre pjese ne punimet e ketij Forumi i cili kete vit ka si axhende: ‘Sfidat e rendit boteror’
Forumi organizohet nga Qendra Nderkombetare “Nizami Ganjavi”. Ne punimet e Forumit marrin pjese dhjetra Presidente, kryeministra, ministra te jashtem dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe te gjithe kontinentet e tjere.
Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev.
Ky forum eshte nje mundesi e veçante per tu paraqitur miqve te mij, personaliteteve te pranishem, publikut, dhe mediave qendrimet e Partise Demokratike per zhvillimet ne vend, ne rajon dhe ne Europe”, shkruan Berisha.
Gjithashtu edhe Presidenti i vendit Ilir Meta ka marrë pjesë në forumin IX Global të Bakusë që zhvillohet sot në Azerbajxhan.
Kreu i shteit shkruan se temat kryesore të këtij forumi do të jenë pasojat e pushimit të Ukrainës nga Rusia dhe hapat që duhen marrë pas pandemisë së COVID.
“Kënaqësi të marr pjesë dhe të përshëndes sot Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”, platformë unike e personaliteteve të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’.
Pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona!”, shkruan Meta.