“Shënjestra” e radhës që u gjet në telefonin e Dumanit, zbulohet kush është porositësi që kërkonte vrasjen e oficerit të policisë

Erion Alibej dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së efektivit Krenar Guçe, fotoja e të cilit u gjet në celularin e Nuredin Dumanit.
Guçe më herët ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit, përkatësisht në periudhën 2019-2020 dhe aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si specialist.
Pak ditë më parë u raportua se fotoja e efektivit u gjet në telefonin e Dumanit, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që pritej të eleminoheshin.
Pas kësaj Policia e Shtetit mori në mbrojtje oficerin dhe familjen e tij, pasi rrezikonte të ishte shënjestra e radhës për t’u ekzekutuar nga grupet kriminale.