Vrasje tipike mafioze!/ Ish-Drejtues i Lartë i Policisë për atentatin e Sadikajt: Ngjan me rastin e gjyqtarit të Vlorës

Arben Hajdarmataj ish-Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit ka folur në lidhje me shtimin e krimit dhe vrasjeve në vend, ndërsa ka marrë në analizë vrasjen e 27-vjecarit Aleksandër Sadikaj. Hajdarmataj bëri një panoramë të arsyeve të cilat kanë çuar në shtimin e ngjarjeve kriminale.

Sipas tij, gjatë sezonit veror dhe në prag të festave të fundvitit ka shtim të aktivitetit kriminal për shkak të lëvizjes dhe fluksit të turistëve. Hajdarmataj mendon se konfliktet e mbartura në vendet e BE-së, aktivizohen në Shqipëri.

Hajdarmataj: Kemi shtim, si të vrasjeve dhe plagosjeve, shtim të aksidenteve, shtim edhe të trafikut të lëndëve narkotike. Unë mendoj se gjithmonë sezonet verore janë të favorshme për aktivitete kriminale, sepse lëvizja e qytetarëve me qëllime turistike, në një farë mase aktivizon të gjitha konfliktet që mund të jenë në vendet e BE, dhe vijnë në Shqipëri. Problemi është që vrasjet ndodhin në gjithë botën, por ne mendojmë që transferimi i aktivitetit kriminal bëhet gjatë sezonit veror ose në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri dhe gjatë këtyre dy periudhave mund të kemi shtim të. Unë nuk justifikoj policinë e shtetit  sidomos për parandalimin e aktiviteteve kriminale.

Vrasja e Aleksandër Sadikaj

Mesditën e 11 qershorit Tirana u trondit nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, në mënyrën më makabre duke i vendosur tritol në makinë.

Hajdarmataj u shpreh se vrasja e tij ishte një atentat tipik mafioz dhe i mirë-organizuar.

Hajdarmataj: Kjo është një vrasje tipike mafioze, e mirëorganizuar. Mendoj që viktima ka qenë e survejuar nga autorët në çdo kohë dhe është gjetur momenti. Autorët nuk kanë pyetur për dëmet anësore që mund të kishin shkaktuar. Mund të kishim pasur dhe aksidente po pasoja të tjera te qytetarët dhe kalimtarët. Vrasja e gjyqtarit në Vlorë Serdilajd Konomi është tipike si kjo dhe ajo nuk është zbuluar deri më sot. Në vrasjet e tilla në përgjithësi, autorët pikën më të dobët e kanë momentin që montojnë eksplozivin. Pastaj janë komodë në realizimin e qëllimit të tyre kriminal.

Pse zgjedhin momentin kulminant, në rrugë të populluara?

Hajdarmataj: Në këto raste viktima ndiqet nga autorët. Në momentin që ka një trafik të dendur ata realizojnë shpërthimin e telekomanduar, me qëllim që policia mos ketë mundësi praktike që të arrijë shpejt në zonë ose të ketë mundësi t’i ngrejë postblloqe. Autori është shumë afër viktimës, prandaj zgjidhet momenti kur ka trafik të dendur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT