A ishte planifikuar më herët zhvendosja e “Sunny Hill”? Nënkryetarja: Ja si qëndron e vërteta

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristan i quan si “teori konspiracioni” zërat që kanë qarkulluar sot në disa media se zhvendosja e festivalit të famshëm “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë, ka qenë e planifikuar më herët.
Ajo tha se ishin organizatorët e festivalit ata që bënë kërkesën për ta mbajtur atë në Tiranë, pas problematikave për çështjen e sipërfaqes së tokës me autoritetet në Kosovë.
“Gjëja që kanë teoritë konspirative janë të gjitha të komplikuara, kanë shumë hapa deri sa të dalin aty ku duan. Është shumë e thjeshtë, një festival që nuk organizohet diku, kërkohet një vend tjetër për ta organizuar. Ishte kërkesa e organizatorëve.
Fotografitë që ju i referoheni kanë ndodhur dhe më parë, kur Dua Lipa dhe familja ishin këtu për rreth dy javë. Kemi pasur një koncert të Dua Lipës përpara se të ishte superstari që i kontraktua nga shtëpitë diskografike”, u shpreh Ristani në emisionin “Opinion”.