Plane për shtatorin?! Meta dhe Berisha “kapen mat” teksa darkojnë sëbashku

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari aktual i PD, Sali Berisha, kanë darkuar sëbashku në Baku të Azerbajxhanit.

Bëhet me dije se dyshja ndodhen së bashku në këtë darkë pasi morën pjesë në “Forumin Global IX”.

Siç shihet edhe në foto Berisha dhe Meta janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe shumë të fokusuar në bisedën mes tyre.

Edhe Presidenti Meta, por edhe kreu i PD, Berisha, në daljet e tyre publike kanë deklaruar se në muajin shtator do të krijojnë frontin e gjerë opozitar kundër mazhorancës qeverisëse.

Ilir Meta ka theksuar se pas 24 korrikut kur i mbaron mandati i presidentit, ai do të rikthehet fuqishëm në politikë në postin e kreut të LSI.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes LSI-së dhe PD-së, u krisën pas 25 prillit të vitit të shkuar ku nuk munguan akuzat nga të dy pakët, se pavarësisht koalicionit të tyre, forcat kishin punuar kundër njëra-tjetrës.

Por edhe ditën e zgjedhjes së Presidentit të ri, Bajram Begaj, pati një përplasje në distancë mes metës dhe Berishës, për shkak të dekretit që u lëshua nga Stambolli. Mesa duket situata tashmë është qetësuar dhe palët kanë nisur planet për projektet e mëdha politike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT