“Me dashuri nga Shqipëria”, një predhë me porosi për të goditur rusët në Ukrainë

“Me dashuri nga Shqipëria”, është shkruar në një predhë ukrainase përpara se të përdorej ndaj rusëve. Por kush e ka dhënë këtë porosi që në predhën e ushtrisë ukrainase të përmendet emri i Shqipërisë? Ky fakt nuk dihet.

Anton Sokolenko, një student ukrainas 22 vjeçar thotë se porositë i merr kryesisht në rrjetin social Telegram dhe për të shkruar mesazhin në predhë klientët duhet të paguajnë 40 dollarë. Kjo është mënyra që ai ka zgjedhur për të ndihmuar financiarisht ushtrinë e vendit të tij, më shumë se 100 ditë nga nisja e pushtimit rus.

Studenti është i lidhur me një OJQ në Ukrainë, të cilës i kalon paratë. Anëtarët e saj shkruajnë në predhat e ushtrisë ukrainase mesazhet që vijnë nga klientët. Mesazhi fotografohet dhe i dërgohet klientit para se predha të lëshohet ndaj ushtrisë ruse.

“Nuk jam aq i guximshëm sa të marr pjesë në luftë, kështu që po përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ushtarët që të vrasin armiqtë. Kur nisi lufta nuk po bëja asgjë dhe kjo më shqetësonte”, ka thënë 22-vjeçari për “Business Insider”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT