Ukraina e ‘përkëdhelura’ e Evropës/ Ja vendimi që i ‘lehtëson’ rrugën drejt BE-së

Rruga e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian duket se do të jetë më e lehtë, teksa pritet që ditën e sotme Këshilli Europian të hedhë për diskutim idenë për t’i dhënë Kievit zyrtar statusin e vendit kandidat.

Ky takim i Komisionit vjen një ditë pasi katër liderë evropianë, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe homologu i tyre Mario Draghi vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin rus.

Për shkak të luftës Ukraina është e ‘përkëdhelura’ e Evropës, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që ideja për dhënien e statusit të vendit kandidat të diskutohet kaq shpejt. Ky vendim do duhet të miratohet nga të gjitha 27 vendet e anëtare të BE-së. Por duket se të njëjtin fat do ketë dhe Moldavia, pasi agjencia gjermane e lajmeve, Dpa, duke cituar burime brenda Komisionit, tha se trupi ekzekutiv i BE-së duket se është në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat edhe për Ukrainën dhe Moldavinë.

Takimi do të kryesohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Mendimi i Komisionit do të shërbejë si bazë për diskutim në samitin e BE-së që do të mbahet javën e ardhshme, më 23 dhe 24 qershor, ku liderët pritet të miratojnë statusin e kandidatit për Ukrainën, por duke vendosur kushte të rrepta, që do të mund të zgjasë me vite apo dekada anëtarësimin e shtetit në BE. Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania janë në favor që Ukraina të marrë “menjëherë” statusin e vendit kandidat.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka dorëzuar aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE pak kohë pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ndërkaq Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë një gjë të tillë pak kohë pas Kievit.

Edhe nëse marrin statusin e shtetit kandidat, si Ukraina ashtu edhe Moldavia do të përballen me sfidën e procesit e anëtarësimit, që mund të marrë vite. Në rastin e Ukrainës, fokusi do të jetë në promovimin e një qeverisjeje të mirë, sundimit të ligjit dhe masave për të luftuar korrupsionin.

Ndërkaq, Gjeorgjia do të jetë në gjendje që të marrë statusin e kandidatit vetëm pasi të ketë përmbushur disa kushte, thanë burimet e cituara nga Dpa-ja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT