Vrasjet e bujshme/ SPAK vendos përballë Dumanin me Erion Alibej, edhe Henrik Hoxhaj para hetuesve

Nuredin Duman ka dalë ditën e sotme përballë hetuesve të SPAK, për herë të parë që pa arrestimit dhe vendimit për të bashkëpunuar me drejtësinë.

Nën masa te rrepta sigurie prej orës 08:00 të mëngjesit ai është përballë hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK për të rikonfirmuar deklarimet e dhëna. Dumani do të përballet sot edhe me Erion Alibean, për të cilin ka bërë akuza shumë të rënda, si porositja e vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.

Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin. Po ashtu burimet nga grupi hetimore bëjnë me dije se po pyetet e për ngjarje konkrete. Pas Dumanit në SPAK ka mbërritur edhe Henrik Hoxhaj, një tjetër i penduar i drejtësisë.

Hetuesit e SPAK pritet të verifikojnë dëshmitë e dhëna deri më tani nga dy vrasësit me pagesë, ndërsa po ashtu do tentojnë të marrin më shumë informacione për të hedhur dritë rreth shumë ngjarjeve kriminale në vend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT