“Shkrihen” PS-PD-LSI: 50 deputete gra formojnë “aleancë” në Kuvend përtej partive politike. E “bekojnë” Balla dhe Alibeaj

Ditën e sotme, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua mbledhja e Aleancës së Grave Deputete e cila  është një organizim vullnetar i grave ligjvënëse të të gjitha grupimeve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë.
Aktualisht Legjislatura e X e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka 50 gra deputete.

Qëllimi i këtij takimi  ishte konstituimi  i Aleancës dhe zgjedhja e kryesisë të saj.

Në këtë takim, të ftuar ishin edhe kryetarët e dy grupeve më të mëdha Parlamentare, z. Taulant Balla i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe z. Enkelejd Alibeaj i grupit Parlamentar të partisë Demokratike.

Po ashtu, i ftuar ishte edhe ambasadori  i Prezencës së OSBE në Shqipëri, SH.T.Z. Vincenzo Del Monaco.

Gjatë diskutimeve, u propozuan dhe u zgjodh  kryesia e Aleancës, znj. Merita Bakiu Kryetare, znj. Etilda Gjonaj, Nënkryetare dhe  znj. Erisa Xhixho  Sekretare./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT