Shkrimtarja përshkuan situatën në Tiranë me një poezi: Me marka kollaresh të shndritshme, var shpresën e tyre çdo ditë
Pasditen e djeshme në Tiranë opozita e bashkuar zhvilloi protestën e saj të radhës. Gjatë kësaj proteste pati tensione midis policisë dhe protestuesve.
Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka. Gjithë revoltën e saj për atë ç’ka ndodhur në Tiranë shkrimtarja e ka përcjellë me anë të një poezie.
Në poezinë e saj ajo shkuan shpresa në vendin tonë po vritet çdo ditë nga ata persona që mbajnë veshur kollare me marka të shndritshme.
Po ashtu në poezinë e saj po përmendur emra ajo shkruan se një person që me ëndrra perverse si faraonët mbi Nil, m*sturbon mbi Lanë.
Gjithashtu në reagimin e saj ajo shkruan Tirana po mbushet me ëndrra të thyera dhe Açka shkuan se askush ato nuk i shikon
Pjesë nga poezia:
Me marka kollaresh të shndritshme,
var shpresën e tyre çdo ditë,
nuk harron t’u veshësh,
xhaketa dalëboje batutash,
trupin ua e kafshon çdo mbrëmje,
me fjalor ngjyrëeurope,
me zhargon rrugërie qesëndis,
me huqin e kumarit me djajtë,
n’short ua e hedh përditë atdhedashurinë.
Ti llapaqeni shik i pleqënisë,
që kohët moderne parlament i thanë,
ashtu, me ëndrrën perverse të përjetësisë divine,
si faraonët mbi Nil, m*sturbon mbi Lanë.”