E mbytën me litar dhe e hodhën në rezervuar/ Flet xhaxhai i 26 vjeçarit të vrarë: Vëllai i tij donte të vriste veten. Po t’i lësh vetëm ndodh prapë ndonjë tragjedi

Xhaxhai i 26-vjeçarit të vrarë në Maliq, Martin Çeços ka rrëfyer tragjedinë që ka pllakosur familjen e vëllait tij. Ai tregon se i ati dhe veçanërisht i vëllai i Martinit pasi ka marrë vesh lajmin e vrasjes ka tentuar të mbysë veten.

Madje xhaxhai i viktimës thekson se ata janë të rinj dhe nuk e përballojnë dot ngjarjen që ka ndodhur dhe se po t’i lërë veten mund të ndodhë sërish ndonjë tragjedi.

Xhaxhai i viktimës: Katër ditë kishte ndenjur në rezervuar. Mbrëmë ai hodhi thonjtë të mbyteshe vetë, se nuk e përballon dot se janë edhe të rinj, 33 vjeç është ai i madhi. Shkon në Mal të Zi dhe punon. Tani ka nja 3-4 muaj që ka shkuar në Tiranë. Janë të rinj dhe nuk e përballojnë gjënë kështu. Do mbytej vetë nëse nuk do të kisha qenë unë.  “E kisha djalë të fejuar, ma mori në qafë djalin. Po e lanë policia dhe po e lanë doktorët. Po ta lësh këtu me dy vajzat, këtu nuk do të gjesh dy veta. Do ketë ‘aksident’ sërish.

26-vjeçari Martin Çeço u mbyt me litar nga tre persona dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit para pak ditësh më parë ndërsa sot policia ka arrestuar edhe autorët e vrasjes.

Motivi i vrasjes mendohet se ka qenë një vajzë me të cilën Martini ishte i lidhur me të, ndërkohë kjo e fundit kishte një raport paralel me një nga autorët e krimit. Për këtë arsye, ata i kanë kërkuar Martinit duke e kërcënuar që të hiqte dorë nga vajza.

Siç rrëfen edhe e motra e viktimës, kërcënimet ndaj vëllait të saj kanë vijuar deri ditët e fundit, por Martini nuk i kishte treguar se kush ishin personat që e kërcënonin derisa u zbuluan nga policia dhe tashmë janë vendosur në pranga.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT